Një debat virtual ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi, duke përfshirë gazetarin Elton Tozaj dhe një llogari në Instagram që mban emërtimin “arbanaosmanimedia”.
Gjithçka ka marrë rrjedhë nga një koment i llogarisë në fjalë, e cila i është drejtuar gazetarit me fjalët: “I marsh te keqen.” Përgjigjja e Tozajt ka qenë ironike dhe e drejtpërdrejtë, duke nënkuptuar se po komunikonte me vetë prezantuesen: “po zemer me pelqen qe flet per veten ne veten e 3.”
Tensioni ka arritur kulmin kur nga i njëjti profil ka ardhur një paralajmërim i fortë, i cili është interpretuar si një formë kërcënimi nga gazetari: “ruhu se po te rrahin ate bej leje zemren e melçin.”
Duke mos e lënë me kaq, Tozaj ka ripublikuar të gjithë bisedën në profilin e tij, duke e shoqëruar me mbishkrimin dyshues: “Ti qenke mi? Vet ti medemek me adres fallco?”
Për të përforcuar pretendimet e tij, gazetari ka nxjerrë në dritë edhe disa mesazhe private të dërguara nga persona të tretë, të cilët konfirmojnë se kanë pasur përvoja të ngjashme me këtë llogari.

