Skip to content

Veprimet e Amerikes dhe Izraelit në Iran, Turqia zyrtare bën reagimin e fortë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar me tone të forta pas operacioneve ushtarake të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, duke paralajmëruar për rrezikun e një destabilizimi të mëtejshëm në rajon.

Sipas deklaratave të transmetuara nga agjencia Anadolu, Erdogan i ka bërë thirrje botës islame që të veprojë urgjentisht për të shmangur përshkallëzimin dhe për të rikthyer palët në tryezën e negociatave. Ai ka theksuar se Turqia do të përshpejtojë përpjekjet diplomatike për arritjen e një armëpushimi.

Lexo gjithashtu:  SKANDALI I SPAR/ “Zhduken” 2.5 ton salçiçe dhe ushqime të skaduara. Kompania hesht, refuzon transparencën

Kreu i shtetit turk është shprehur “thellësisht i shqetësuar” për sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke deklaruar se situata ka nisur me “provokimet e Netanyahut”.

Lexo gjithashtu:  Para 3 ditësh festoi ditëlindjen, ndahet nga jeta profesori dhe doktori i madh shqiptar

Nga ana tjetër, Erdogan ka dënuar edhe sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, duke i cilësuar ato si të papranueshme, pavarësisht rrethanave.

Lexo gjithashtu:  Masakër, disa viktima nga sulmi i armatosur në sallën e bilardos

Zhvillimet vijnë pasi SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore në territorin iranian, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me dronë dhe raketa, duke rritur frikën për një konflikt të gjerë rajonal.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e ngjarjeve.

Published inNews