Skip to content

E papritur, ja cfare u zbulua pak minuta me pare per vrasjen makabre ne Lezhe

Automjeti me të cilin tre të rinjtë Adriano Mhillaj, Renato Mhillaj dhe Florin Mhillaj përdorën në atentatin ku vranë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, është gjetur nga policia këtë të martë.

Bëhet me dije se automjeti tip “Golf 5” është gjetur nga policia i fshehur në zonën e Torovicës së Lezhës.

Lexo gjithashtu:  Arditi ngel pa fjale cfare meson nga grate

Dyshohet se, pasi kryen krimin e rëndë, tre kushërinjtë Mhillaj janë arratisur me dy automjete, “Audi A4” dhe “Golf 5”, pa targa, ku më pas kanë humbur gjurmët. Deri më tani, kontrollet e ushtruara nga policia nuk kanë bërë të mundur gjetjen e tyre.

Lexo gjithashtu:  Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy fëmijë, del detaji tronditës për Nikoll Radaçin!

Më herët u raportua se dy nga të rinjtë kanë qenë pranë lokalit ku qëndronte çifti Mujeci. Teksa aty ka kaluar një makinë policie, e cila i ka trembur.

Kjo ka bërë që “Golf 5” pa targa të lëvizte drejt zonës së Balldrenit, në të cilën ndodheshin dy prej autorëve, dhe ka qëndruar aty, ndërsa “Audi” ka vijuar monitorimin e çiftit pasi kanë dalë nga lokali, deri në momentin kur janë ekzekutuar.

Lexo gjithashtu:  Shembet papritur ndertesa 4-kateshe, raportohet per shume viktima dhe te plagosur

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, sipas policisë, ka ndodhur për motive gjakmarrjeje.

Published inNews