Skip to content

Mitingu i Rames po ‘shperthente’ nga njerezit, por…! Zbulohet skema se si u mbush sheshi “Italia”!

Për disa orë, rrethrrotullimi i Bradasheshit ka qenë pothuajse i bllokuar për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes në sensin drejt Tiranës, çka konfirmon edhe transportimin në kryeqytet të punonjësve të administratës që pasi përfunduan orarin e punës, duhet të vijonin me orarin e mitingut të Edi Ramës…

Kryeministri Edi Rama, njëherëzi edhe kryetar i PS-së, mbajti pasditen e së premtes një anti-miting në Tiranë, duke shfrytëzuar 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama nuk po trembet nga Berisha por…! Analisti ja pse qeveria e tij mund të bjerë, e kanë kapur në

Në ditët e fundit janë denoncuar disa raste kur punonjësit e administratës ishin vënë nën presion për të marrë pjesë në mitingun e thirrur nga Rama, i cili duket se ka pasur si qëllim kryesor, prezencën e një numri të lartë personash, si një kundërpërgjigje ndaj protestave të vazhdueshme që qytetarët po zhvillojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dhe për të çuar deri në fund “porosinë” drejt Tiranës janë nisur me qindra automjete, që më pas u përkthyen në mbushjen e sheshit “Italia”, atje ku Edi Rama mbajti fjalimin 1 orësh, ku së më shumti akuzoi protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Lexo gjithashtu:  Meri Gjini: Horoskopi BEKON me PARA e DASHURI pas dates 24! Do u Ngjise LEKU si Magnet para Festave

Video e mëposhtme tregon vargun e automjeteve që i drejtohen Tiranës nga Qarku i Elbasanit, ku përfshihen edhe bashkitë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Gramsh, Belsh.

Për disa orë, rrethrrotullimi i Bradasheshit ka qenë pothuajse i bllokuar për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes në sensin drejt Tiranës, çka konfirmon edhe transportimin në kryeqytet të punonjësve të administratës që pasi përfunduan orarin e punës, duhet të vijonin me orarin e mitingut të Edi Ramës.

Lexo gjithashtu:  Pas 9 dite proteste, vjen reagimi I FORTE i Edi Rames per projektin ne Zvernec: "Projekti do te.."

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mitingjet që Rama ka zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së, ku administrata e qarqeve ku zhvilloheshin takimet, ishte e detyruar të bashkohej në sheshe dhe të brohoriste për Kryeministrin.

Published inNews