Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, në aksin nacional Elbasan–Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i mituri ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur është shkëputur nga dora e nënës dhe është goditur nga makina.
Shkolla ku mësonte fëmija ndodhet pranë aksit nacional.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës ku ai studionte.
Shkaktar i aksidentit dyshohet regjisori dhe producenti Petri Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.
Një nga dëshmitarët e ngjarje ka deklaruar për mediat, se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.
