Skip to content

Aksîdènt trágjîk në Tròpòjë, hùmb jètën drèjtùesi i aùtòmjètit

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tropojë, në aksin rrugor Bajram Curri–Bujan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Lexo gjithashtu:  Meksikë: Një student qëllon dhe i merr jeten dy grave ne shkolle!

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Lexo gjithashtu:  Gjendet në rrugë trupi i pajetë i një personi - Detajet

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.”-njofton policia.

Lexo gjithashtu:  Irani fillon te marre hak/ Amerika ska parë kurrë kështu sulmi më parë

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, te cilet kane dyshime te forta se shkak i aksidentit ka qene terreni i keq i rruges dhe aktualisht  po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews