Skip to content

‘Incident’ ne studion e Ferma VIP, produksioni perjashton Ermal Mamaqin? (Pamjet)

Reagimi i Ermal Mamaqit pas shpalljes së Ilir Shaqirit si finalisti i fundit i “Ferma VIP 3” vijon të komentohet në rrjetet sociale.

Opinionisti tërhoqi vëmendjen gjatë transmetimit live kur u ngrit menjëherë nga karrigia dhe festoi me entuziazëm momentin kur Arbana Osmani lexoi emrin e Ilirit, duke siguruar vendin e fundit në finale përballë Sara Karajt.

Lexo gjithashtu:  Kontroll blic në burgun e Durrësit! Ngelin pa fjale kur shikojne cfare ka në qelitë ku rri dhe Erion Veliaj

Megjithatë, një detaj tjetër nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit më të vëmendshëm të spektaklit.

Pas rifillimit të Prime-it, Ermal Mamaqi nuk është parë më në karrigen e opinionistit. Ai mungoi në pjesën e mbetur të transmetimit, duke nxitur menjëherë diskutime dhe aludime në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu:  E fundit, bashkeshortja i rreh mamain, burri i bën atë që nuk ia merrte mendja

Shumë ndjekës kanë ngritur pikëpyetje se largimi i tij lidhet me një vendim të marrë nga produksioni pas incidentit.

Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim zyrtar nga produksioni i “Ferma VIP” apo nga vetë Ermal Mamaqi për të sqaruar arsyen e mungesës së tij në pjesën e dytë të spektaklit.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME, SPAK merr ne hetim GJYKATEN KUSHTETUESE, zbulohet si e kthyen ne detyre Ballukun

Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr

Për rrjedhojë, çdo pretendim se bëhet fjalë për një masë apo vendim të produksionit mbetet në nivel aludimesh të publikut dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Mamaqi do të jetë i pranishëm në finalen e madhe të “Ferma VIP 3”, e cila do të zhvillohet më 15 qershor.

Published inNews