Skip to content

Vjen lajmi tmerrsisht i mire! Ja kur vijne ditet me diell, do gezoheni pafund

Meteorologu, Hakil Osmani, ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar se do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm.

Sipas tij, gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen në orët e pasdites, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës.

Lexo gjithashtu:  Nje t*rmet i forte ka goditur kete vend diten e sotme!

“Kjo fundjavë do të vijojë të jetë e paqëndrueshme ku gjatë orëve të pasdites vranësirat do bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut. Në zonat e thella malore do ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës.

Në orët e pasdites të së dielës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me erë të fortë, duke vijuar deri në mëngjesin e ditës së hënë.

Lexo gjithashtu:  Çfarë misioni u dha Vëllai i Madh banorëve në ‘shpellë’

Më pas, dita e martë sjell përmirësim me mot më të qendrueshëm, por nga e mërkura moti do të kthehet sërish i paqëndrueshëm. Ditët e fundit të janarit do të përfundojnë gjithashtu me kushte të paqëndrueshme të motit.

Lexo gjithashtu:  S'do e besoni çfarë po bën sonte Belinda Balluku për ditëlindjen e vajzes se saj

Java që vjen parashikohet me një rënie të lehtë të temperaturave, ku minimumi do të jetë rreth 0 gradë Celsius, ndërsa maksimumi arrin 15 gradë Celsius, – tha Osmani për euronews.

Published inNews