Skip to content

Moti i keq ne Shqiperi shenon viktimen e pare, dalin detajet e renda

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Velçan të Pogradecit, ku dyshohet se një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa viktima, shtetasi L. Ç., po ruante bagëtitë në zonën malore të fshatit. Fatkeqësisht, përveç jetës së tij, nga goditja e rrufesë kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Lexo gjithashtu:  Mbetet pezull shkarkimi i Erion Veliajt! Komisioni i Ligjeve shtyn…

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Lexo gjithashtu:  Rikthehen shirat? Meterologia jep detajet ja si ndryshon moti 5 ditët në vijim... (Video)

Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT - Lirohet nga qelia ish Presidenti

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Published inNews 2