Skip to content

Aksident në kryeqytet, i riu me motor përplas për vdekje këmbësoren 75-vjeçare, lëndohet edhe vetë

Një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e motorit, një 20-vjeçar me inicialet E. M.

Lexo gjithashtu:  “Ohh çfarë nate…” dalin pamje të reja prej 15 minuta të yllit të show bizit

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 19:35, kur 20-vjeçari, duke drejtuar motomjetin, aksidentoi këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe.

E dëmtuara u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë rreth orës 22:40.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT/ Edi Rama del urgjentisht live, e pabesueshme çfarë mban ne dore

Edhe drejtuesi i motomjetit mbeti i dëmtuar nga aksidenti dhe ndodhet në spital. Sipas autoriteteve, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Published inLAJMI