Skip to content

Lëkundje tërmeti në vendin me mijera shqiptare! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar panik tek banorët e zonave përreth Ohrit dhe Strugës. Sipas Shërbimit Sizmologjik, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 22:06 dhe kanë pasur epiqendrën në rajonin Peshtani–Ohër–Strugë, rreth 103 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Magnituda e tërmetit është vlerësuar 2.8 ballë të shkallës Rihter. Edhe pse intensiteti ishte i ulët, lëkundjet janë ndjerë qartë nga banorët e zonës, të cilët raportuan shqetësim dhe dalje nga banesat për shkak të frikës së pasgoditjeve.

Lexo gjithashtu:  Rama paralajmëron “shkrirjen” e një tjetër institucioni

Në njoftimin zyrtar të Observatorit Sizmologjik të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup thuhet:

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani–Ohër–Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit.”

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj do të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë jep vendimin.. (VENDIMI)

Autoritetet konfirmuan se nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa situata është vlerësuar si e qëndrueshme. Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e aktivitetit sizmik në këtë rajon, i cili njihet si një nga zonat më aktive sizmike në vend.

Lexo gjithashtu:  Arrstohet ish-ministri, iu vunë prngat pak para se të largohej nga vendi
Published inNews