Skip to content

Vendimi i Malit për të mos e takuar babain, vjen reagimi i rende i babait, por nena nuk ia perton dhe…

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me emocione të forta, ku në qendër të vëmendjes ishte banori Mal Retkoceri. Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj mori vendimin e prerë për të mos takuar babanë e tij, me të cilin ka plot 7 vite që nuk ka asnjë komunikim.

Pavarësisht mundësisë për një përballje pas gati një dekade, Mali u shpreh se nuk ishte gati për këtë hap, por duke premtuar se një ditë do të takohen pa praninë e kamerave.

Lexo gjithashtu:  Zbulohen vrasësit e çiftit Mujeci, ja kush janë ekzekutorët

Ndërkohë babai i Malit ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”, ku bëri deklarata të forta kundrejt ish-bashkëshortes së tij. Sipas babait të banorit, Mali refuzoi që t’a takonte për shkak të ‘mësueses’ së tij, që është e ëma.

Ai u shpreh se ish-bashkëshortja nuk i ka lënë as ta kontaktonin dhe as ta takonin. “Nëna ka ndikuar shumë”, tha ai, duke shtuar se e beson Malin që një ditë do të takohen, pasi i ka ngjarë atij.

Lexo gjithashtu:  Një mbrëmje e trazuar po përjeton Shqipëria!

“Besoj se do takohemi, është djalë i zgjuar, është muzikant, i ka ngjarë babait. Edhe ish-gruan unë e bëra. Kur u martova me të kishte vetëm një këngë, po unë u kam incizuar mbi 300 këngë, madje me ajkën e Shqipërisë dhe të Kosovës”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarja nëse ka një mesazh për ish-bashkëshorten, në mënyrë që të krijojnë një urë komunikimi, babai i Malit u përgjigj: “Ktheu në realitet, është trajtuar në shtëpinë tonë si mbretëreshë. Ajo ka ardhur nga një familje e thjeshtë, ne e kemi ngritur”.

Lexo gjithashtu:  Vendimi i papritur që prek çdo shqiptar që udhëton jashtë, ja çfarë sapo u njoftua dhe rreziku që i kanoset të gjithëve...

Nëna e tij, Violetë Kukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke u shprehur krenare për vendimin e Malit. ‘Lum nana për ty, zoti të rujtë’, shkroi Violeta në postimin e saj.

Ajo ka publikuar një foto të Malit ku shihet me një kurorë mbi kokë, veprim i cili shihet si një mesazh i qartë se familja është në një vijë me vendimin e Malit për të mbajtur distancë nga i ati.

Published inNews