Skip to content

KQZ i jep rezultatet ndër vite Erion Braçes, ndër më të votuarit në vend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur kërkesës së deputetit socialist Erion Braçe, duke i vënë në dispozicion të dhënat zyrtare mbi rezultatet e tij elektorale ndër vite.

Në dokumentin zyrtar, institucioni bën të ditur se i ka përcjellë Braçes rezultatet personale për zgjedhjet parlamentare nga viti 2001 deri në vitin 2021, duke ofruar një pasqyrë të plotë të performancës së tij elektorale.

Lexo gjithashtu:  Njoftim i Policise Rrugore, kontrolloni nese prekeni edhe ju

Sa i përket zgjedhjeve të viteve 1996 dhe 1997, KQZ sqaron se ka kërkuar informacion pranë Arkivit Qendror Shtetëror, i cili ka konfirmuar se këto të dhëna nuk gjenden në fondin e tij arkivor. Sipas përgjigjes zyrtare, dokumentacioni përkatës administrohet nga arkivi i Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu:  E Diela një ditë PLOT ME LEK! 25 Janari afron të papritura dhe ngjarje për këto shenja

Dokumenti i nënshkruar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, paraqet një nivel të lartë mbështetjeje elektorale për Braçen ndër vite, duke e renditur atë mes politikanëve më të votuar në vend.

Kërkesa e deputetit vjen në një moment kur ai ka shprehur publikisht ambicien për të kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka sinjalizuar si kandidate të mundshme ministren Ogerta Manastirliu.

Lexo gjithashtu:  “Protestat po tkurren”, Florjan Binaj ngre alarmin: Njerëzit kanë frikë, u kanë mbetur “meme"-t

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit 2025, Erion Braçe siguroi mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës nga lista e hapur e Partisë Socialiste, duke rezultuar kandidati më i votuar në këtë qark.

Published inNews