Skip to content

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshme, ku shiu mund te pushoje ne shume zona te vendit, por acari dhe temperaturat shume te ulta do te mbizoterojne ne te gjithe territorin.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Lexo gjithashtu:  Prej kohësh nuk e kemi parë! Nuk do e njihni, ja si duket sot gruaja e Arditit! Me se merret

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët.

Lexo gjithashtu:  “Cudia me e madhe…” Vrasja e të miturve në Durrës, shokon Baton Haxhiu: Vajtuan Presidenti, Kryeministri, e të tjerë, por…

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në të gjithë territorin.

Lexo gjithashtu:  E gòditen me send te fòrte me porosi të dy tiktok-erëve, 26-vjeçari në Tiranë po lùfton me vdèkjen!

Si parashikohet moti për ditën e dielë, kur pritet të ndalen

Si parashikohet moti për ditën e dielë, kur pritet të ndalen

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

Published inNews