Skip to content

Ndodh mrekullia? Roberti i propozon Nora Istrefit sërish për martesë në emisionin e tij? (Video)

Emisioni i radhës i Robert Berishës, i cili transmetohet këtë të dielë, pritet të thyejë rekordet e shikueshmërisë, pasi e ftuara speciale është askush tjetër veçse ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.

Promo e emisionit ka zbuluar se kimisë mes ish-çiftit nuk i mungojnë ngacmimet. Nora shihet teksa hyn në studio nën tingujt e hitit të saj “Natën”, pikërisht në momentin e vargut kuptimplotë: “A po të mungoj, oh natën natën”, detaj ky që nuk u ka shpëtuar ndjekësve.

Lexo gjithashtu:  Vdekja tragjike e vellait! Ledion Lico ben veprimin e madh per Gjestin: Dua te...(Video)

Por, momenti që ka “ngrirë” buzëqeshjen e Norës dhe ka ndezur rrjetin është veprimi i papritur i Robertit. Ai i ka zgjatur asaj një kuti me unazë dhe i është drejtuar me pyetjen: “A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”.

Lexo gjithashtu:  Pretendohej se ishin siguruar nga rroga si “KAMARIER”/ Sekuestrohet “Rich HOTEL”

Ndonëse nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për ndonjë skeç humori, lojë apo një provokim të qëllimshëm, ky fragment ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në aludime për një ribashkim të mundshëm apo për kuptimin e fshehur pas datës 4 shtator.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi i madh nga familja për Bleona Matën! Ja cfare po ndodh sot

Për të mësuar përgjigjen e Norës dhe të vërtetën e unazës, publikut do t’i duhet të presë transmetimin e plotë të dielën.

Published inNews 2