Skena të jashtëzakonshme janë regjistruar në kryeqytet, teksa protesta e nisur para Kryeministrisë, ende vijon në rrugët kryesore të Tiranës
Protesta që nisi para Kryeministrisë po vijon në këto momente në rrugët kryesore të Tiranës. Protestuesit po marshojnë përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë” në drejtim të zonës së Zogut të Zi dhe më tej, duke përshkuar qendrën e kryeqytetit.
Numri i pjesëmarrësve po rritet ndërsa marshimi përparon. Gjatë rrugës, protestuesve po u bashkohen edhe qytetarë të tjerë që ndodhen aty, duke e zgjeruar radhën hap pas hapi. Nga automjetet që kalojnë, drejtuesit i përshëndesin protestuesit me bori, ndërsa kolona vazhdon të lëvizë nëpër bulevard.
Lëvizja e protestuesve po ndikon në qarkullimin në disa nga akset kryesore të qytetit, ku trafiku është rënduar në pikat nga kalon protesta. Situata mbetet në zhvillim e sipër.
Protesta vijon në këto momente dhe pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim.
