Skip to content

Përmbytje në aksin Tiranë-Durrës, bllokohet rruga, devijohet kalimi

Për shkak të rreshjeve të dendura të shiut të mëngjesit të së martës, Policia e Shtetit njoftoi se është përmbytur një pjesë e aksit të rrugës interurbane Tiranë-Durrës, konkretisht në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit.

Për shkak të pranisë së lartë të ujhit, në të dy anët e rrugës, është e pamundur të qarkullohet me makinë në këtë segment, shkruan A2 CNN.

Lexo gjithashtu:  Familja marton vajzen 24-vjecare per letra ne Gjermani, TRONDITET kur meson te verteten per...

Policia thotë se për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:

-Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

Lexo gjithashtu:  Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

-Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

“Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve”, tha policia. (A2 Televizion)

Lexo gjithashtu:  SHBA godet Edi Ramën, shpallet “non grata”...
Published inNews