Skip to content

Çfarë i ndodhi? Banori shp*rthen në lot, ja arsyeja

Dita e sotme ka nisur paksa ndryshe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Shkak është bërë dënimi si dhe sfida që Vëllai i Madh kishte menduar për banorët.

Të ndarë në çifte, ata do të shkonin me radhë te dhoma e surprizave dhe do të qëndronin aty duke mbajtur një pulsant që të mos fikej.

Lexo gjithashtu:  Pak minuta me pare del njoftimi! Mos u gëzoni nga orët me diell, ja c'pritet të ndodh me motin pas pak oresh

Nga ana tjetër, ata ishin të dënuar që të mos qëndronin te dhoma e gjumit dhe si pasojë kanë fjetur në living apo dhe te dhoma e grimit.

Por nuk kanë munguar as bisedat, debatet dhe momentet emocionuese mes tyre. Në një moment Stenaldo i kërkon Ilirit që të bisedojnë me njëri-tjetrin.

Lexo gjithashtu:  Kishte planifikuar intervistë me Bieten, babai i Malit në gjendje kritike në spital

Dy banorët dolën te divanët jeshilë dhe teksa po flisnin ata kujtuan familjarët e tyre.

Stenaldo u shpreh se familjarët i shohin gjatë gjithë kohës, por ata vetë nuk dinë asgjë për ta, çfarë emocionesh kanë apo si po e përjetojnë gjithë këtë eksperiencë të tyre në “Big Brother VIP 5”.

Lexo gjithashtu:  Moment i papritur: motra e Mateos futet në BBVA dhe “godet” Brikenën me fjalët

Ai kujtoi edhe mamanë e tij, për të cilën u shpreh se e ka marrë malli. Në këto momente, Stenaldo nuk mundi që t’i mbante lotët. E teksa Iliri u mundua që të qëndronte i fortë, edhe ai u përlot. Duke mbështetur njëri-tjetrin, ata u përqafuan.

Published inNews