Skip to content

“Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, deklarata: Qumështi nga marketi më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike.

Në një prononcim të tij, Pilku u ndal veçanërisht te qumështi, duke paralajmëruar rreziqet serioze që lidhen me produktet e pakontrolluara që shiten në rrugë.

Lexo gjithashtu:  Detaje dritheruese! Flasin deshmitaret, nxjerrin per here te pare detajin qe nuk u tha per ngjarjen ku vd*qen 2 femijet

Sipas tij, konsumatorët duhet të zgjedhin vetëm kompani që ofrojnë siguri të lartë dhe standarde të verifikuara. Ai theksoi se qumështi i rrugës duhet përjashtuar plotësisht nga konsumi, pasi nuk ka asnjë garanci për origjinën dhe cilësinë e tij.

Lexo gjithashtu:  Si qëndron e vërteta e ndarjes nga jeta të aktores Violeta Deda? Qëndroi 10 vite në koma në SHBA

“Konsumatori duhet të dijë kush e ka prodhuar qumështin. Vetëm në këtë mënyrë ka gjurmueshmëri dhe produkti duhet të shoqërohet me dokument laboratorik.

Duhet parë edhe ambalazhi, mënyra e tregtimit dhe temperatura e ruajtjes. Kemi parë qumësht që shitet në 45 gradë në rrugë. Ai qumësht mund të shkaktojë helmim”, u shpreh eksperti.

Lexo gjithashtu:  L*fta e ftohtë Rama‑SPAK dhe sinjalet e forta që vijnë nga SHBA, Rama gati per...

Sipas Pilkut, mungesa e kontrollit dhe kushtet e papërshtatshme të ruajtjes e kthejnë qumështin e rrugës në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. /skyweb.al

Published inNews