Skip to content

NGJARJE E RËNDË / 52-vjeçari i merr jetën 6 anëtarëve të familjes

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur qytetin Muscatine, SHBA, ku një 52-vjeçar dyshohet se vrau gjashtë të afërm të tij përpara se t’i jepte fund jetës.

Sipas autoriteteve, ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti brenda familjes. Policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri dhe, pasi mbërriti në vendngjarje, gjeti katër persona të pajetë brenda një banese.

Lexo gjithashtu:  Masakër për pronat, Ka Viktima Dhe Shumë Të Plagosur

I dyshuari, i identifikuar si Ryan Willis McFarland, ishte larguar nga zona para mbërritjes së efektivëve. Pas kërkimeve, ai u lokalizua pranë një ure këmbësorësh në shtegun buzë lumit të qytetit. Sipas policisë, në momentin kur oficerët tentuan ta ndalonin, 52-vjeçari kreu vetëvrasje.

Hetimet vijuan edhe pas kësaj, pasi autoritetet dyshuan se mund të kishte viktima të tjera. Më vonë u zbuluan trupat e pajetë të dy burrave të tjerë, njëri në një banesë aty pranë dhe tjetri në një biznes lokal, të cilët dyshohet se janë vrarë po nga McFarland.

Lexo gjithashtu:  Tjeter aksident trondit qytetin e madh ne Shqiperi, makina perplas motorri, raportohet se...

Autoritetet besojnë se të shtatë viktimat kishin lidhje familjare me autorin e dyshuar. Mes të vrarëve ndodheshin edhe dy fëmijë.

Shefi i policisë deklaroi se McFarland kishte precedentë penalë, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi të kaluarën e tij. Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të masakrës vijojnë.

Lexo gjithashtu:  Behuni gati ne fund te Majit, e frikshme cfare po njoftohet per temperaturat, Toka po hyn...

Muscatine është një qytet me rreth 24 mijë banorë në lindje të Ajovës, i vendosur përgjatë lumit Misisipi, rreth 250 kilometra nga kryeqyteti i shtetit, Des Moines.

Published inNews