Skip to content

Mbáròn pròtesta e opòzîtës, çfárë po ndòdh në Kryèmînîstrî?

Opozita mbylli para pak minutash protestën kombëtare të caktuar për këtë të premte në kuadër të asaj që kryedemokrati Sali Berisha e cilëson si stinën e pandërprerë të protestave.

Lexo gjithashtu:  'Ajo eshte shtriga ime qe me...' - SPAK merr te pandehur njeriun e afert te Rames, e pabesueshme se cfare ka bere

Edhe kjo protestë u shoqërua me tension, hedhje lëndësh piroteknike e gaz lotsjellës.

Gjatë protestës nuk munguan as përplasjet e shumta mes protestuesve pjesëmarrës dhe forcave policore.

Lexo gjithashtu:  Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 ka dy fjalë për banorin)

Ndërkohë, në godinën e Kryeministrisë janë parë punonjës të shumtë që siç vihet re edhe nga pamjet, po çmontojnë pjesët metalike të vendosura si masë ‘blinduese’ para tubimit.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ Aksident me vdekje në vend, shoferi 23-vjeçar përplas kalimtarin

Ambientet para Kryeministrisë duket se janë ende në kaos, teksa shihen pankarta të hedhura, shishe uji, por edhe podiumi i PD-së pjesërisht i rrëzuar.

Published inNews