Skip to content

Ngjarje e rende ne Tirane, dhnohet nje grua (Detajet)

Pronarët e dyqanit të elektroshtëpiakeve në zonën e njohur si Ish-Dogana në Tiranë mësohet se kanë humbur toruan dhe kanë mbyllur e dhunuar klienten e e tyre pasi kjo e fundit u kërkoi rimbursim për frigoriferin që ajo bleu te ata por nuk punonte.

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, dyshohet për viktima

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kur klientja është paraqitur në dyqan duke kërkuar kështu rimbursim të plotë për paijsjen e blerë që nuk ishte funksionale, pronarët e kanë refuzuar.

Pas këmbënguljes së kësaj të fundit për të marrë lekët e saj mbrapsht, Sefedin Ahmetaj 63 vjeç dhe Edjola Harunaj 41 vjeçe, e kanë mbyllur atë në dyqan ku dyshohet se dhe e kanë dhunuar.

Lexo gjithashtu:  Afrimiteti Miri-Selin, vjen reagimi nga bashkeshortja

Gjatë përplasjes mes tyre ka ndërhyrë menjëherë Policia. Ashtu siç raportoi newsbomb.al pak më parë, në momentin e shoqërimit Edjola Harunaj ka humbur durimin dhe mësohet se ka djegur me cigare në dorë njërin prej efektivëve, i cili mori plagë të lehta.

Lexo gjithashtu:  Situata! Fluks i madh në doganën e Kapshticës
Published inNews