Skip to content

Edi Rama ben thirrje protestuesve

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin e investimit në Zvërnec, duke deklaruar se ai është bërë publik prej kohësh dhe se gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve.

Gjatë takimit me banorët e zonës, Rama u shpreh se kundërshtimet dhe protestat nuk do të ndryshojnë drejtimin e projektit, duke iu referuar mandatit që, sipas tij, i është dhënë nga votuesit.

Lexo gjithashtu:  SPAK i ka gjetur Ergys Agasit USB me pergjime prej 1 viti! Rama PA SHPETIM, vetëm nëse ulet me Saliun dhe

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë. Janë 800 e ca mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe Partinë Socialiste. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë”, deklaroi Rama.

Lexo gjithashtu:  Nje moment i fr*kshem eshte filmuar ne Selanik pasi...

Kreu i qeverisë solli si shembull zhvillimin turistik të Tivatit në Mal të Zi, duke argumentuar se investime të ngjashme kanë transformuar zona që më parë ishin pak të zhvilluara.

“Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu. Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha ai.

Lexo gjithashtu:  Njoftimi i bujshëm! Nis gara në PS, Rama paralajmëron zgjedhje në qershor

Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur projekti në Zvërnec ka shkaktuar debate dhe kundërshtime nga një pjesë e banorëve dhe aktivistëve të mjedisit.

Published inNews