Skip to content

Pasaporta për të gjithë, PS drejt kesaj nisme te rendesishme

Me propozim të deputetit Taulant Balla, mazhoranca socialiste po përgatitet sërish që të liberalizojë kriteret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare me procedurë të veçantë për shtetasit e huaj – një praktikë kjo e ndjeshme për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit europian.

Projektligji i firmosur nga Balla është përfshirë në kalendarin e punës së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për periudhën 13- 30 prill dhe propozon ndryshime në nenin 9 të ligjit të vitit 2020 “Për Shtetësinë”, duke parashikuar konceptin e natyralizimit të shtetasve të huaj “për interes shtetëror”.

Lexo gjithashtu:  I dha të gjithë pushtetin! Ja si e pesoi Belinda Balluku nga Ervis Berberi! Ja gabimi i tij që i hap dyert e burgut Ministres

Ligji aktual parashikon që në raste të veçanta, një shtetas i huaj mund ta përfitojë pasaportën shqiptare pa përmbushur kushtet mbi kohën e qëndrimit apo njohuritë mbi gjuhën dhe historinë shqiptare, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar për personalitete në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë apo sportit.

Sipas propozimeve të Ballës, natyralizimi për interes shtetëror bëhet në rastet kur shteti shqiptar ka interes të posaçëm për krijimin e një lidhjeje të qëndrueshme me personin e huaj, për shkak “të cilësive, aftësive dhe rrethanave specifike të dobishme të individit ose të veprimtarisë së tij, private ose publike”.

Lexo gjithashtu:  Shteti turk serish perjeton nje situate te veshtire me t*rmetet

Projektligji parashikon gjithashtu që aplikimet që do të bazohen në nenin 9 të ligjit “Për Shtetësinë” duhet të mbështeten me dokumentacion nga ministrat e kabinetit “Rama” që mbulojnë fushën përkatëse.

“Interesi i posaçëm shtetëror identifikohet, mbështetet dhe garantohet përpara Presidentit të Republikës nga ministri që mbulon fushën përkatëse,” thuhet në projektligj.

Në katër vitet e fundit, kjo është hera e dytë që mazhoranca socialiste përpiqet të ndryshojë ligjin “Për shtetësinë”, që lidhet njëherazi me sigurinë kombëtare dhe procesin e integrimit në BE.

Lexo gjithashtu:  'Do të marr për lesh koke' Avokati i Metës ben kallezimin e forte per prokurorët e SPAK! Kane marre ne telefon...

Në vitin 2022, qeveria e kryeministrit Edi Rama inicioi një projekt për ‘shitjen’ e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri – sipas një skeme të njohur ndërkombëtarisht si “pasaportat e arta”.

Qeveria u tërhoq nga projekti pas reagimit të ashpër të Komisionit Europian, i cili e konsideroi këtë praktikë si të papajtueshme me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe të rrezikshme për sigurinë. /BIRN

Published inNews