Skip to content

Artan Hoxha, ja gabimi i pafalshëm që bëri që të kapej

I ftuar në “Shqipëria Live”, ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili u ndal edhe njëherë te çështja e Ervis Martinajt.

Ai u shpreh se ekzekutori dhe shuma e paguar për vrasjen e Martinajt tashmë dihen, duke thënë se ish-biznesmeni nuk llogariti dot pushtetin që ai kishte.

“Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori…

Lexo gjithashtu:  Ndihma e re për emigracionin nga BE, ja kush përfiton

Llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Do të kërkoja minimalisht që policia e shtetit të japë aq prova sa ka, pa prishur hetimin të thotë: ‘Ervis Martinaj, nga kaq informacion që kemi, nuk jeton’. Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vetë. Këto informacione të japin, jo për luanin”, u shpreh Artan Hoxha.

Lexo gjithashtu:  Altin Dumani i jep opozitës “Qeverinë teknike”! Shkarkon Ramën me kallëzimin e Angonit 2 dhe “peshkon” një Erion numër 3
Published inNews