Skip to content

Goditjet e fundit ndaj Iranit, Netanyahu bën paralajmërimin e fortë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se sulmet ndaj Teheranit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme.

Duke folur nga selia e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Kirya, Tel Aviv, Netanyahu tha se ka dhënë udhëzime për vazhdimin e fushatës ushtarake kundër Iranit, pas një takimi me ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit dhe kreun e shërbimit sekret Mossad.

Lexo gjithashtu:  Qyteti shqiptar zgjohet i ALARMUAR/ 20 urdhërarreste dhe …

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit me forcë gjithnjë e më të madhe, dhe kjo do të rritet edhe më shumë në ditët në vijim,” u shpreh ai.

Lexo gjithashtu:  Askush nuk do ta merrte me mend se banori i forte do linte garen!

Ai foli për viktimat, ku tha “Zemra ime është me familjet e të prekurve. ” shtoi ai.

Kryeministri theksoi se Izraeli po përdor “të gjithë forcën e IDF” në një fushatë që, sipas tij, synon të sigurojë ekzistencën dhe të ardhmen e vendit./Top Channel

Lexo gjithashtu:  'Atentati i vitit', do bëhet nami ne vend! Karamuço: Kush jane dy grupet e frikshme qe askush nuk guxon tua thotë emrin
Published inNews