Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse në dyqanin për shërbim interneti ‘MCN Get Connected’ në pronësi të Endri Meksit.
Sipas policisë si pasojë e shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për shërbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, thotë policia.
Kujtojme se pak jave me pare, gazetarët e MCN TV janë solidarizuar si kurrë më parë me pronarin e televizionit Endri Meksi, i cili një ditë më parë rrëfeu studio se pas tre vitesh e kishte lënë dashnorja që kishte në MCN.
