Skip to content

Goditje e forte ne polici, 6 drejtues policie dhe kater oficere perfundojne…

10 oficerëve të Policisë së Shtetit, nga të cilët 6 janë të nivelit të parë drejtues, u është hequr certifikata e sigurisë për dyshimet se kanë probleme me pastërtinë e figurës, mes të tjerash për indiciet se kanë lidhje me persona që i përkasin krimit. Kjo e dhënë bëhet me dije nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pranon për TCH se, për një vit, 19 oficerëve të tjerë, prej të cilëve 11 janë të nivelit të parë drejtues, u është refuzuar pajisja me këtë certifikatë, kurse 4 komisarëve u është pezulluar përkohësisht, derisa të përfundojnë përballjen me drejtësinë.

Ky është një dokument me të cilin një kategori e caktuar e oficerëve të policisë kanë akses të njihen me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Por gjatë aplikimit pranë Institucionit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, autoritetet verifikuese, që janë Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia Policore, kanë konstatuar se ata nuk i plotësojnë kushtet për t’u njohur me informacionet e klasifikuara.

Lexo gjithashtu:  “Sondazhet e nxjerrin fitues Florjan Binajn në Tiranë”/ Deklarata befasuese

10 oficerëve të Policisë së Shtetit, nga të cilët 6 janë të nivelit të parë drejtues, u është hequr certifikata e sigurisë për dyshimet se kanë probleme me pastërtinë e figurës, mes të tjerash për indiciet se kanë lidhje me persona që i përkasin krimit. Kjo e dhënë bëhet me dije nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pranon për TCH se, për një vit, 19 oficerëve të tjerë, prej të cilëve 11 janë të nivelit të parë drejtues, u është refuzuar pajisja me këtë certifikatë, kurse 4 komisarëve u është pezulluar përkohësisht, derisa të përfundojnë përballjen me drejtësinë.

Lexo gjithashtu:  Rikthehet gazetarja qe coi ne SPAK Meta-Kryemadhi. Lindita Cela trondit me ato qe thote per Moniken

Ky është një dokument me të cilin një kategori e caktuar e oficerëve të policisë kanë akses të njihen me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Por gjatë aplikimit pranë Institucionit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, autoritetet verifikuese, që janë Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia Policore, kanë konstatuar se ata nuk i plotësojnë kushtet për t’u njohur me informacionet e klasifikuara.

Në total rezulton të kenë aplikuar 1487 oficerë policie, nga të cilët 33, përfshi edhe të rolit bazë dhe një i Ministrisë së Brendshme, kanë marrë notë negative. Ky vendim i është përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, që duhet të reflektojnë vende të tilla pune ku ata nuk duhet të aksesojnë informacione të klasifikuara.

Lexo gjithashtu:  E bujshme, zbardhet kercenimi i Ilir Metes per ambasadorin italian: Do kesh probleme, nese nuk e realizon...

E ndërsa për të pastruar policinë, në vitin 2018 nisi njëherazi rivlerësimi kalimtar, ku me ndryshimet ligjore në fokus janë drejtuesit, ndaj dhe është etiketuar shpesh si kontrolli i të 300-ve. Lëvizjet e shpeshta në departamente, drejtori qarqesh dhe komisariate kanë sjellë ngadalësim të procesit të vettingut. Për shkak të ndryshimeve të fundit, vettingu u ndërpre për drejtuesit që u larguan dhe po vazhdon për ata që janë emëruar. Zyrtarisht, AMP pranoi për TCH se, për 6 muaj, nga 26 kontrolle të trefishta, 15 prej tyre janë konfirmuar dhe për 11 shefa të tjerë është ndërprerë, pasi gjatë verifikimit të vettingut nuk ishin më drejtues./ Top Channel

Published inNews