Skip to content

Olsa Muhameti merr Bora Zemanin në Kosovë për të drejtuar Big Brother VIP?

Një tjetër emër i njohur i ekranit shqiptar po përflitet për drejtimin e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila, sipas zërave që po qarkullojnë së fundmi, mund t’i bashkohet Alaudin Hamitit në prezantimin e spektaklit.

Raportimet vijnë në një kohë kur po diskutohet për ndryshime në ekipin drejtues të formatit, pas largimit të Jonida Vokshit, e cila ka qenë prezantuese e katër edicioneve të mëparshme.

Lexo gjithashtu:  Humb papritur njeriun e zemrës në moshë të re!

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjet, Bora Zemani mund të jetë zgjedhja e re e produksionit për të marrë këtë rol, duke shënuar kështu një rikthim në ekran përmes një prej formateve më të ndjekura televizive.

Lexo gjithashtu:  Rama “harron” Gardën e Republikës/ Kryeministri ‘blen’ Policinë me bonuse për të shtypur protestat, por lë në baltë ata që i mbrojnë kokën

Përfshirja e mundshme e saj ka sjellë në vëmendje edhe emrin e Olsa Muhametit, producentes së “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë, nuk ka ende ndonjë konfirmim se Muhameti i ka bërë një ofertë konkrete moderatores.

Ndërkohë, gazetari Elton Tozaj ka deklaruar së fundmi se edicioni i pestë i spektaklit do të nisë më 26 tetor. Edhe kjo datë mbetet në pritje të konfirmimit zyrtar nga produksioni.

Lexo gjithashtu:  Gjendet e vde’kur një grua në Tiranë, ka plagë thike. Dyshimet e policisë

Nëse lajmi konfirmohet, Bora Zemani do të merrte një rol të ri në karrierën e saj televizive, këtë herë përkrah Alaudin Hamitit në ekranin e Klan Kosovës.

Published inLAJMI