Skip to content

E fundit, i merret jeta avokates se njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku avokatja 26-vjeçare Hatice Kocaefe u vra nga tregtari Haki Cetin, i cili i detyrohej 95 mijë euro motrës së saj, pas një marrëveshjeje për blerjen e dardhave.

Sipas mediave turke, Cetin e vrau të renë pasi ajo kishte nisur procedura ligjore ndaj tij për borxhin. Raportohet se ai kishte kërcënuar telefonikisht dy motrat, duke u kërkuar të tërhiqnin padinë, por Kocaefe kishte refuzuar dhe kishte deklaruar se do ta ndiqte çështjen deri në fund.

Lexo gjithashtu:  Periudha e errët mbaron! Astrologët zbardhin se jeta e cilës shenjë të Zodiakut ndryshon pas 13 shkurtit

Pasditen e së hënës së kaluar, Cetin u kishte zënë pritë dy motrave, ndërsa ato ndodheshin së bashku me babanë dhe vëllanë e tyre pranë një magazine në pronësi të familjes.

Lexo gjithashtu:  Tronditet Tirana! Policia bën zbulimin shokues në mes të kryeqytetit

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se autori hapi zjarr nga automjeti i tij, duke e goditur avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju. 26-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes, policia ndërmori një operacion për kapjen e autorit, duke arrestuar Cetinin së bashku me gjashtë persona të tjerë.

Lexo gjithashtu:  E TRISHTE – Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij Gentjana u vranë sot në Lezhë, 1 muaj më parë ishin…

Sipas gazetës “Hurriyet”, Çetin ka deklaruar para hetuesve se “nuk u kam zënë pritë, i pashë rastësisht. Qëllova drejt këmbëve pa dalë nga makina. Nuk kisha qëllim ta vrisja avokaten, e godita aksidentalisht”. Megjithatë, pamjet filmike tregojnë se automjeti i tij kishte qarkulluar për një kohë të gjatë në zonë përpara të shtënave.

Published inNews