Skip to content

Çmèndùri/ Párálîzohet Shqîpèria, çfárë po ndòdh?!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe mënyrës së menaxhimit të infrastrukturës rrugore.

Në reagimin e tij, Bardhi deklaron se bllokimi i rrugëve ka lënë për orë të tëra qytetarë të bllokuar në kushte të vështira, ndërsa e cilëson situatën si pasojë të neglizhencës dhe korrupsionit institucional.

Lexo gjithashtu:  Shokuese! Piranjat zbulojnë 'banorët në páník', ja kush është 'shtríga’, që la cunat beqárë në Korçë, dalin detajet

Sipas tij, dhuna nuk shfaqet vetëm në protesta apo përplasje politike, por edhe në mënyrën se si administrohen fondet publike për rrugët. Bardhi pretendon se një pjesë e tenderave për infrastrukturën janë nën hetim për abuzime, duke përmendur edhe emra të zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Lexo gjithashtu:  Lajmi i fundit, merret nje vendim per Erion Veliajn

Ai akuzon gjithashtu qeverinë se qytetarët paguajnë miliona euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore, ndërsa në terren situata mbetet problematike dhe me pasoja për sigurinë e udhëtarëve.

Lexo gjithashtu:  Saturni me këmbë në tokë, ndryshimet e mëdha që parashikon për shenjat e horoskopit

Në fund të reagimit, Bardhi ka bërë thirrje për reagim qytetar dhe pjesëmarrje në protesta, duke deklaruar se sipas tij vetëm presioni publik mund të sjellë ndryshim.

Published inNews