Skip to content

Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se Partia Socialiste, që nga ardhja e saj në pushtet, vijon me organizimin e atyre që ai i quajti “farsa zgjedhore”. Në një prononcim, Paloka pranoi se Partia Demokratike ndodhet në një situatë “paradoksale” dhe “absurde” politike.

I pyetur nëse do të kandidonte përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës, ai tha se vendimi i parë që duhet të merret është nëse opozita do të marrë pjesë në këto zgjedhje. “Vendimi i parë që ne duhet të marrim, është a do hyjmë apo jo në këto zgjedhje,” u shpreh ai, duke nënvizuar se vendimi final do të merret nga forumet e partisë.

Lexo gjithashtu:  Tragjedia në Alpe, kush është i riu që humbi jetën - FOTO

Paloka theksoi se opozita ka bërë gabime, por problemi kryesor, sipas tij, qëndron te situata absurde politike. Ai vuri në dukje se megjithëse Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet, ajo merr pjesë në Parlament. “Ne nuk njohim zgjedhjet, por hyjmë në parlament. Ky bën farsa, por jemi të detyruar të hyjmë. Ikjen nga parlamenti e provuam. E dimë çfarë ndodhi. Prandaj them është absurd,” tha Paloka, duke theksuar sfidën e opozitës për të gjetur një rrugë funksionale përballë një situate të tillë.

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT/ të shtëna me armë në Tiran, dyshohet për viktima
Published inNews 2