Skip to content

Moti i keq, paralajmërimi i sinoptikanes: Në orët në vijim do kemi…

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm, ku reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit.

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, bëri të ditur se moti i keq do të vijojë deri të mërkurën, kur pritet të ketë përmirësim.

Detajet e motit: Rrëbeshe në Jug, borë në male

Lexo gjithashtu:  Ndërron jetë babai i Genard Hajdinit, vetëm dy muaj pas sulmit të dhunshëm në Tiranë

Gjatë ditës së sotme, territori do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve, të cilat do të vijojnë deri në mbrëmje.

Ulja e temperaturave do të ndodhë në mesditë dhe në vijim. Vlerat termike do të luhaten nga 6 në 16 gradë Celsius.

Reshjet e shiut: Do të jenë më të pranishme në formë rrebeshesh në zonat e Jugut dhe në Qendër, ndërsa Veriu do të ketë reshje më të pakta.

Lexo gjithashtu:  Tronditet vendi, ekzekutohet djali i ri - Pamjet nga vendngjarja

Reshjet e borës: Bora do të bjerë në zonat malore në lartësi mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të zbresë deri në 900 metra.

Lexo gjithashtu:  E rëndë! Avioni me 200 shqiptarë “ngel në qiell” pilotën bëjnë të pamundurën, por e keqja u ndodh kur zbresin

Meteorologia paralajmëroi gjithashtu për erë të fortë veriore dhe verilindore gjatë gjithë ditës, si në tokë ashtu edhe në hapësirat detare.

Përmirësimi i motit pritet të vijë të mërkurën, kur do të ketë edhe rritje të vlerave termike.

Megjithatë, Porja paralajmëroi për surpriza të motit në fundjavë.

Published inNews