Skip to content

Aksidnt FATAL në Itali! Vds gruaja shqiptare, bashkëshorti dhe fëmija 10-vjeçar

Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një 62-vjeçareje me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në afërsi të Ankona Nord, brenda tunelit Montedomini, në segmentin mes daljeve Ancona Sud dhe Ancona Nord. Viktima, Merita Qemali, ndërroi jetë pak pasi mbërriti në urgjencën e spitalit të Torrette-s, për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja.

Lexo gjithashtu:  A u arrestua Dj Gimbo në Kosovë pas daljes nga BBVA? Del lajmi që po bën bujë në rrjet

Në automjetin tip “Ford Focus” me të cilin udhëtonte viktima ndodheshin edhe tre persona të tjerë: bashkëshorti i saj 49-vjeçar, motra 47-vjeçare dhe një fëmijë 10-vjeçar. Sipas raportimeve, makina është përplasur me një kamion që po lëvizte me shpejtësi të ulët në korsinë e parë, pasi kishte pësuar një shpim gome.

Lexo gjithashtu:  Deputeti i PS çudit Edi Ramën! Qytetarët kanë të drejtë që protestojnë, doja tu bashkohesha me ta, por më pas ndodhi…

Si pasojë e përplasjes, dy prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjet dhe u nxorën nga zjarrfikësit. Gjendja e 62-vjeçares ishte kritike që në vendngjarje dhe, pavarësisht transportimit të menjëhershëm në spital, ajo nuk arriti të mbijetojë.

Tre personat e tjerë u dërguan në spital për trajtim mjekësor. 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa motra e viktimës është operuar dhe po mbahet nën kujdes intensiv. Fëmija 10-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Pùblîkohèt páráshîkîmî bèfásues: Çmîmet e shtèpîve do bîen ndjèshèm në Tîránë – ja çfárë prîtet mùajt e árdhshèm

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Published inNews