Skip to content

Do jetë natë plot ankth dhe panik! Irani slmon me raketa Izraelin

Një sulm me raketë balistike nga Iran ka goditur drejtpërdrejt një pallat banimi pranë Jeruzalemit, duke lënë të paktën 9 persona të vrarë dhe rreth 30 të plagosur, sipas autoriteteve izraelite.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, raketa ka rënë në qytetin Beit Shemesh, duke shkaktuar shembje të pjesshme të godinës dhe dëme të mëdha strukturore. Shërbimi i emergjencës Magen David Adom konfirmoi viktimat dhe të plagosurit, ndërsa policia izraelite deklaroi se ndërtesa pësoi “dëmtime të rënda dhe kolaps” pas goditjes direkte.

Lexo gjithashtu:  E pushoi nga puna! Shqiptari në Itali nuk e kursen pronaren, e sulmon me molotov

Nga videoja e publikuar, shihet momenti i impaktit: një shpërthim i fuqishëm ndriçon zonën e banuar, i ndjekur nga flakë dhe re të dendura tymi që ngrihen mbi ndërtesa. Sipas IDF, shumica e raketave iraniane janë interceptuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por ushtria ka paralajmëruar se asnjë sistem nuk garanton ndalim 100% të çdo rakete.

Ky është incidenti më vdekjeprurës në Izrael që nga nisja e kundërpërgjigjes iraniane me raketa balistike, pas valës së sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael ndaj objektivave iraniane.

Lexo gjithashtu:  Psikologia flet per situaten në Bllok!

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonën e goditur, ndërsa tensionet në rajon po përshkallëzohen me ritme të shpejta.

Published inNews