Skip to content

ALARM ne Jug te Shqiperise, pamje te trishta! Ka rene zjarr i frikshem dhe po shkaterron ne mase…

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një zonë të gjerë me ullishte në Panaja, përgjatë autostradës Vlorë-Fier. Nga pamjet e publikuara në rrjet, një re e dendur tymi i zi ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar shkaterrimin ne mase te sipërfaqeve të mbjella me ullinj shekullorë.

Lexo gjithashtu:  Fundjava shenon nje ngjarje tjeter te rende

Përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ndërsa terreni i vështirë malor ka vështirësuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.

Lexo gjithashtu:  Meteorologia parashikon motin për këtë javë

Mungesa e rrugëve automobilistike në disa segmente të zonës ka detyruar efektivët të operojnë në kushte të vështira, duke përdorur mjete rrethanore dhe duke shtrirë linja të gjata uji për të arritur vatrat e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po vijojnë përpjekjet intensive për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa zjarri vijon të mbetet aktiv.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Hetohet nga SPAK, Balluku trondit vendin me veprimin e fundit
Published inNews