Skip to content

I fundit, tjeter largim i papritur

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur këtë të enjte disa dekrete që lidhen me ndryshime dhe emërime të rëndësishme në strukturat drejtuese të Forcave të Armatosura.

Me Dekretin nr. 25, datë 16 janar 2026, Kreu i Shtetit ka dekretuar lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Lexo gjithashtu:  Policia greke s’e gjen, por shqiptari del në media flet për arratinë nga burgu

Ndërkohë, me Dekretin nr. 26, po të së njëjtës datë, Presidenti Begaj ka emëruar Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka firmosur edhe dhënien e gradave madhore për disa drejtues të Forcave të Armatosura. Me Dekretin nr. 27, datë 16 janar 2026, Kolonel Razije Kadri Mehmeti, Drejtore në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të FA, është graduar me gradën “Gjeneral Brigade”.

Lexo gjithashtu:  Ekipi feston fitoren, por Broja i përlotur – ja veprimi që bëri Hysaj (VIDEO)

Me Dekretin nr. 28, Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, Drejtor në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, është graduar gjithashtu me gradën madhore “Gjeneral Brigade”.

Lexo gjithashtu:  Belinda Balluku plas ”B*MBËN” e MADHE! Në Llogara veprova me porosi të Edi Ramës, mesazhet me…

Po ashtu, me Dekretin nr. 29, Presidenti Begaj ka dekretuar dhënien e gradës “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit në Forcën Ajrore.

Vendimet e Presidentit synojnë forcimin e strukturave drejtuese dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Published inNews