Skip to content

Prisni pas 24 oresh! Vjen lajmi i papritur per MOTIN ne Shqiperi

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka bërë të ditur se pasditen e kësaj të mërkure dhe duke pritur diten e neserme, lajmerohet se ne vendin tone, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në disa qarqe të vendit.

Sipas parashikimeve, reshjet më të dendura do të prekin qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në Kukës, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. IGJEO njofton se gjatë 24 orëve në vijim, reshje të dobëta do të ketë edhe në qarqet e tjera të vendit.

Lexo gjithashtu:  Mos pyesni më SI TE PERFITONI/ Ja si te merrni PERFITIMIN për fëmijët nën 18 vjeç

Temperaturat do të shënojnë ulje ditën e enjtes, me rreth 3 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të zbresin deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 15 gradë.

Lexo gjithashtu:  Shqipëria brenda hartes se rrezikut, priten reshje ekstreme gjatë javës në të gjithë rajonin

Në lartësitë mbi 1.000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore, jo vetëm në Veri, por edhe në zonat e Lindjes dhe Juglindjes së vendit.

Parametri më shqetësues mbetet era, veçanërisht në Jug dhe përgjatë bregdetit, ku ajo do të fryjë mesatare deri e fortë. Për shkak të kushteve atmosferike, lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit vijon të jetë i pezulluar.

Lexo gjithashtu:  'The Sun' - Gruaja e gangsterit shqiptar të vrarë nis një jetë të re në Dubai (Ja cfare ben+FOTOT)

Sipas IGJEO-s, kjo situatë do të vijojë deri ditën e enjten, kur pritet edhe dobësimi gradual i erës, veçanërisht në det të hapur.

Published inNews