Skip to content

E bujshme/ Pas javësh në arrati, dorëzohet Polici i njohur! Tronditese skema që fundosi

Ish-oficeri i Policisë Irakli Koçiaj është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë pas disa javësh në kërkim. Ai ishte shpallur i kërkuar që prej 25 majit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës.

Lexo gjithashtu:  Ose reagojmë për të gjithë, ose për askënd” – Luiz Ejlli ndez debat të fortë për protestat në Shqipëri

Koçiaj ka qenë oficer i krimeve në zonën e Ksamilit dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Hetimi lidhet me dyshime për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Pas vetëdorëzimit, pritet që ai të dalë para Gjykatës në ditët e ardhshme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Lexo gjithashtu:  Moti i keq ‘paralizon’ vendin/ Rrugë të përmbytura, e shtëpi nën ujë, nga reshjet e dendura (VIDEO)

Prokuroria e Sarandës ka arrestuar më herët tetë ish-efektivë të policisë të dyshuar për të njëjtën skemë.

Dy prej tyre, mes tyre ish-Shefi i Komisariatit, ndodhen në burg me masë sigurie 30 ditë. Pesë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie dhe pritet rivlerësimi i masës.

Lexo gjithashtu:  Sulmet iraniane po përshkallëzojnë situatën, kryeministri Edi Rama DËNON lëvizjet ashpra
Published inNews