Skip to content

Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, përfitojnë qindra shqiptarë…

Emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Poloni do t’iu njihen vitet e punës. Së afërmi ato do mund të përfitojnë dy pensione, një në atdhe dhe një tjetër në vendin ku jetojnë e punojnë.

Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu:  Ja 3 shenjat më me fat sot: yjet hapin rrugë për prosperitet, para dhe energji pozitive

Marrëveshja me Poloninë është e fundit e arritur nga Qeveria e Shqipërisë, pas asaj me Serbinë.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha: “Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë”

Lexo gjithashtu:  “Do marrin lekë në bankë!”/ Kush përfiton nga “skema e re” e qeverisë Rama…

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë, Serbinë dhe së fundmi me Poloninë. Sytë e qeverisë tashmë janë hedhur drejtët shtetit me diasporën më të madhe shqiptare… Greqisë.

Lexo gjithashtu:  Mjeku gjendet i pajetë ne mes te rruges

“Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, u shpreh ministri Malaj.

Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë.

Published inNews