Skip to content

E fundit! “Çmendet” moti në Pranverë/ E pabesueshme! Reshje dëbore në këtë zonë të Shqipërisë…

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit.

Pamjet nga këto zona tregojnë një rikthim të papritur të dimrit, ku trashësia e borës në disa vende ka arritur disa centimetra.

Lexo gjithashtu:  Bardhi ndan lajmin e hidhur, humb njeriun e shtrenjtë

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet vendore, deri në këto momente nuk raportohen problematika apo vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se reshjet vijojnë me intensitet më të lartë.

Lexo gjithashtu:  Shteti jep 10 mln lekë: Publikohet lista e shqiptarëve që përfitojnë nga vendimi i ri i qeverisë!

Megjithatë, reshjet e borës në këtë periudhë konsiderohen të pazakonta, pasi ndodhemi në mes të stinës së pranverës. Aktualisht, shumë pemë frutore ndodhen në fazën e lulëzimit, çka i bën ato të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave të mundshme.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Aksidentohet me makinë këngëtarja e famshme shqiptare, zbulohen detajet e rënda (foto)

Ekspertët e bujqësisë paralajmërojnë se një ulje e mëtejshme e temperaturave mund të ndikojë negativisht në prodhimin e këtij sezoni.

Published inNews