Skip to content

E rëndë! Therret me thikë një person

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e krimit dhe për të identifikuar autorët.

Sipas raportit të policisë, viktima, një mashkull kosovar, u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor pas sulmit nga persona të panjohur. Për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore duket të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Teoria që po ‘çmend’ rrjetin/ Nostradamusi parashikoi ngjarjet me Iranin?

“LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull kosovar është therrë me thikë nga të dyshuar të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime,” thuhet në raportin zyrtar të policisë.

Lexo gjithashtu:  Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar (FOTO)

Autoritetet kanë konfiskuar thikën e përdorur në krim dhe i kanë referuar rastin prokurorit. Për momentin, hetimet janë në vazhdim dhe policia po punon për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME, Dalin foto jo te hijshme te Hatit ne rrjete sociale
Published inNews