Skip to content

Do ta paguajnë të gjithë te detyruar? Për herë të parë, Qeveria merr vendimin që nuk do pelqehet nga askend

Ministri Petrit Malaj ka nënshkruar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet dhe përmbytjet, ndonëse në konferencë i përjashtoi fatkeqësitë e tjera natyrore e shpalli të dedikuar vetëm për mbrojtjen nga lëkundjet sizmike.

“Përmbytjet gjithashtu janë një rrezik i përsëritur dhe me ndikim të lartë ekonomik, veçanërisht në zonat e ulëta pranë lumenjve dhe rajonet bregdetare.

Ngjarjet e viteve 2010, 2015 dhe 2021 kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa, bujqësi dhe infrastrukturë, me humbje që arrijnë deri në qindra milionë euro.

Lexo gjithashtu:  Alketa Vejsiu pjese e Big Brother Vip Albania!

Këto rrethana imponojnë domosdoshmërinë e sigurimit të detyrueshëm të banesave si instrument ligjor për mbrojtjen financiare dhe reduktimin e pasojave socio-ekonomike”, thuhet në projektligj.

Dokumenti sjell një mekanizëm të ri ligjor që nuk e lë sigurimin e banesave ne dorë e vullnet te pronareve, por e bën të detyrueshme pagesën vjetore që parashikohet të menaxhohet nga shteti.

Lexo gjithashtu:  U akuzua se mjeku kirurg ngacoi s*ksualisht 21-vjecaren, spitali i Korces ben veprimin e pabesueshem...

“Modeli i sigurimit të detyrueshëm është frymëzuar nga praktikat e suksesshme ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet si Turqia dhe Rumania. Implementimi i këtij ligji pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe duke reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike”, sipas projektligjit.

Lexo gjithashtu:  Erdhi koha që të ndryshojë Shqipëria! Duhet një marrëveshje ku do…! Elisa Spiropali bën reagimin urgjent pas protestës: Qeveria ka shkuar drejt..

Vlera e sigurimit që do duhet të paguajnë shqiptarët nuk është zbuluar ende, por në draft e drejta e propozimit së kufirit maksimal të shumës së sigurimit të detyrueshëm i takon ministrit të financave, që më pas do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në projektligj përcaktohet se primi i sigurimit për personat me ndihmë sociale financohet nga buxheti i shtetit.

Published inNews