Skip to content

Nuk e përballoja dot! Mateo tregon ndërhyrjen estetike që ka kryer për arsye të

Banori i “Big Brother VIP Albania”, Mateo, ka ndarë me banorët dhe publikun një detaj të panjohur nga fëmijëria e tij, duke zbuluar për herë të parë se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në veshë.

Gjatë një bisede të sinqertë, ai tregoi se operacionin e ka bërë kur ishte ende fëmijë, saktësisht në klasën e tetë.

Lexo gjithashtu:  “Kaq ishte udhëtimi i një jetimi”, ish-drejtuesja rrëqeth me vargjet për Rikun:

Mateo sqaroi se kjo nuk ishte një dëshirë apo kompleks i tij, por një vendim i shtyrë më së shumti nga familja. “Ndoshta ka insistuar shtëpia, se unë asnjëherë s’e kam pasur problem,” – u shpreh ai.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Atntat ndaj ish-kryeministrit në mes të dasmës! Autori: Kisha 20 vite që doja ta bëja

Megjithatë, Mateo e përdori këtë rrëfim personal për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm sensibilizues lidhur me bullizmin dhe pasojat e tij tek të rinjtë.

“Nëse unë jam ai tipi që dhimbjen e kthej në forcë, dua të jap jashtë një mesazh që shumë njerëz bëhen introvertë për shkak të bullizmit. Kështu që sa më shumë paqe, harmoni dhe përkrahni njëri-tjetrin,” – përfundoi ai, duke marrë vlerësime për pozitivitetin që përcolli.

Lexo gjithashtu:  “I kishe çarçafët për faqe të zezë”/ Brikena largohet me nerva nga Mateo
Published inNews