Skip to content

Ngjarje e rende ne vend, gjendet i pajete nje burre, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrës, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, viktima është shtetasi me iniciale P. Rr., 76 vjeç, i cili jetonte në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar. Ai është konstatuar i pajetë në ambientet e banesës së tij, ndërsa dyshimet e para flasin për një vdekje nga shkaqe natyrale.

Lexo gjithashtu:  Shp*rthim në një fabrikë 'malli... detajet e fundit

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera që mund të ngrenë dyshime për ndonjë veprim kriminal.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, bazuar në veprimet e para hetimore dhe rrethanat e konstatuara në vendngjarje, dyshohet se 76-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Lexo gjithashtu:  'Zot mba doren'! Tjeter tërmet i fuqishëm, banorët nen panik braktisin urgjent banesat

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave, si dhe për sqarimin përfundimtar të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

“Durrës / Informacion paraprak

Në lagjen nr. 8, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi P. Rr., 76 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Lexo gjithashtu:  Mateo tmrrohet në mes të natës: Mendon se po e gdet ky banor

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Published inNews