Skip to content

Parashikimi i plote per deri te henen

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se moti i keq do të vijojë së paku deri të hënën. Në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu dhe dëbore.

Në zonat malore të qarkut të Vlorës, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje dëbore.

NJOFTIMI

Sipas parashikimit 5-ditor të motit të ardhur nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në periudhën 2 – 5 Janar 2026 parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ndërsa më datë 05 Janar 2026 reshje të dendura pritet të përfshijnë edhe Qarkun e Vlorës.

Lexo gjithashtu:  Hygerta Sako ben reagimin bombe per trajnerin e Vllaznise: Ja cfare me beri ne vitin 2021 dhe tani kujton se…

Në zonat malore të qarkut, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje dëbore.

Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve dhe rritjes së prurjeve në lumenj, ekziston rreziku për:

vërshime uji në zona urbane dhe rurale,

probleme në sistemet e kanalizimeve,

Lexo gjithashtu:  Ministri pëson g*ditje në tru gjatë intervistës direkt ne televizion, dërgohet në spital në gjendje të r*ndë

përmbytje të përkohshme në zona me risk.

Për parandalimin dhe minimizimin e pasojave, strukturat përgjegjëse të mbrojtjes civile në Qarkun Vlorë kanë nisur marrjen e masave paraprake për:

Njoftimin e bizneseve që ndodhen në zona me risk për përmbytje;

Njoftimin e blegtorëve pranë lumenjve dhe zonave të ulëta për zhvendosjen e bagëtive në zona të sigurta;

Informimin përmes mediave lokale për të shmangur qëndrimin në zona të rrezikuara dhe për të siguruar ushqimet dhe bagëtitë në lartësi të sigurta;

Lexo gjithashtu:  Greqi, moti shkakton demtimet e para

Kontrollin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese, pusetave dhe nënkalimeve në zonat urbane;

Mbajtjen në gatishmëri të hidrovorëve dhe funksionimin e pandërprerë të sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;

Sigurimin e furnizimit me energji elektrike në zonat me risk.

Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të Qarkut Vlorë të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me strukturat përkatëse për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.

Published inNews