Skip to content

Video/ Publikohen pamjet e rënda, momenti kur makina merr para këmbësorët në…

Janë publikuar pamjet dramatike nga ngjarja e rëndë në Modena të Italisë, ku një makinë me shpejtësi të lartë u fut mes këmbësorëve në qendër të qytetit, duke shkaktuar panik dhe plagosur disa persona.

Videot që po qarkullojnë në mediat italiane dhe rrjetet sociale tregojnë momentin kur automjeti devijon drejt trotuarit dhe përplas njerëzit që ndodheshin në Via Emilia Centro. Dëshmitarët përshkruajnë skena kaosi, me persona të hedhur në ajër dhe njerëz që vraponin për t’u larguar.

Lexo gjithashtu:  Duhet te keni kujdes sonte! Ky ushqim sjell ters ne tavolinen e Vitit te Ri. Hiqeni menjehere!

Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit tentoi të arratisej në këmbë dhe, sipas autoriteteve, nxori edhe një thikë gjatë përleshjes me qytetarët që u përpoqën ta ndalonin.

Lexo gjithashtu:  Shoqja nxjerr sekretet e trishta: Mimoza ka BORXHE të mëdha, uroj të fitojë “Ferma Vip 3” sepse e pret një…

Autori është identifikuar si Elkoudri Salim, 31 vjeç, i diplomuar në Ekonomi. Ai ka lindur në provincën e Bergamos, jetonte në zonën e Modenas dhe ishte me origjinë marokene.

Sipas informacioneve paraprake të hetimit, 31-vjeçari kishte qenë më herët në trajtim psikiatrik. Autoritetet italiane deklaruan se ai nuk ishte nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Befason gazetari amerikan: Ja kush është mashkulli i njohur që kishte lidhje me Enver Hoxhën
Published inNews