Skip to content

Pl*goset me a*mën e shërbimit efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës, transportohet drejt Traumës

Një efektiv është plagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të marte, më 3 nëntor, rreth orës 16:46, teksa ushtaraku ishte duke kryer detyrën.

Lexo gjithashtu:  Jepet lajmi i mirë/ Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, efektivi me inicialet E.D. ka marrë një plagë në shpatull. Menjëherë pas ngjarjes, atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi e madhe/ U nisën për fejesë, minibusi me familjarë përfundon i përmbysur

Nga vlerësimi i mjekëve, parametrat jetësorë të efektivit janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas, ai është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku do të vijojë trajtimin e specializuar.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha jep lajmin

Ndërkohë, Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të plagosjes.

Published inLAJMI