Skip to content

Tragjike në rrugët e Greqisë/ Të rinjtë shqiptarë aksidentohen për vdekje (EMRAT/Foto)

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e dy të rinjve shqiptarë në Greqi, në një ngjarje tragjike të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës.

Viktimat janë identifikuar si Arditi, 34 vjeç, dhe Marigleni, 36 vjeç, të cilët, sipas informacioneve, ishin miq të ngushtë.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Erjon Veliaj trndit vendin: Sot jam rrmbyer nga policia, më çuan në Fier kur askush nuk ka…

Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku një motor u përplas me një monopatinë elektrike. Përplasja ishte tepër e fortë.

34-vjeçari Arditi, i cili drejtonte motorin, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, Marigleni, që udhëtonte me monopatinë elektrike, u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

Lexo gjithashtu:  Nderroi jete pronari i njohur i kompanise se ndertimit

Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 36-vjeçari ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit. Kështu, bilanci i aksidentit tragjik shkoi në dy viktima.

Lexo gjithashtu:  Ky është 43-vjeçari shqiptar që vdiq në punë në Greqi, lë pas gruan, fëmijën 3 vjeç dhe një të porsalindur (Foto)

Lajmi për vdekjen e dy miqve ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe komuniteti shqiptar në Greqi. Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Published inLAJMI