Skip to content

Tentoi të arratisej dhe goditi dy policë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, arsyeja që e ndaluan…

Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pas një përplasjeje me karabinierët në parkimin e një qendre tregtare pranë Brescias. I riu tentoi t’u shpëtonte efektivëve dhe, gjatë ndalimit, raportohet se bëri rezistencë me forcë, duke u shkaktuar dëmtime dy prej tyre.

Ngjarja ndodhi pasditen e 2 tetorit, në parkimin e qendrës tregtare Elnòs, në Roncadelle. Sipas mediave italiane, karabinierët e Njësisë së Radiomobile të Kompanisë së Brescias e kishin lokalizuar 27-vjeçarin në ambientet e parkimit.

Lexo gjithashtu:  Prostesta e studentëve në Tiranë pritet të arrijë atë që…! Ambasada Amerikane bën reagimin urgjent që parashikon

Në momentin që pa uniformat e policisë, shqiptari raportohet se tentoi të largohej me vrap. Gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar, ai kundërshtoi me forcë efektivët dhe gjatë përleshjes dy karabinierë pësuan dëmtime. Njëri mori 10 ditë për t’u shëruar, ndërsa tjetri 4 ditë.

Lexo gjithashtu:  Goditën me molotov dhe sfera metalike policinë, arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim, 3 të tjerë nën hetim (EMRAT)

Pas arrestimit, kontrollet vijuan në automjetin që përdorte 27-vjeçari. Brenda tij u gjetën disa mjete të dyshuara se mund të përdoreshin për thyerje, mes tyre leva dhe mjete të tjera metalike, të cilat u sekuestruan.

Në automjet u gjet edhe një dokument identifikimi grek, i cili rezultoi i falsifikuar dhe i vlefshëm për kalim kufiri.

Lexo gjithashtu:  Thellohet skandali i VIP shqiptarë, tash dolën pamje nga kamerat e sigurisë

27-vjeçari, i cili ndodhej në mënyrë të parregullt në Itali, u dërgua para gjykatës në procedurë të përshpejtuar, ku arrestimi i tij u konvalidua.

Pas seancës, ndaj tij u mor edhe masa administrative për largimin nga Italia. Shqiptari u transferua në Qendrën e Mbajtjes për Riatdhesim në Gradisca d’Isonzo, ku do të qëndrojë në pritje të riatdhesimit drejt Shqipërisë.

Published inLAJMI